“Gameshow” më i mirë në studio
02/05/2015 00:00
Formati televiziv “Mamaja ime gatuan më mirë se e jotja”, i cili zhvillohet edhe në Top Channel në programin E Diell, është shpallur në Çmimet Ndërkombëtare të formateve, si Gameshow më i mirë në studio.
Këto çmime jepen në tregun më të madh të programeve dixhitale dhe televizive, i cili zhvillohet çdo vit në Cannes të Francës.
Ornela Bregu, prezantuese: Unë jam shumë e kënaqur. Kënaqësia mbetet tek unë sepse në fund unë e provoj pjatën dhe jap një vendim.
Alfio Rrotani, prezantues: Tek ne është e kundërta, sa më shumë nuk di të gatuash, aq më shumë na duhesh.
Top Channel