Hani këto ushqime në mëngjes për të shmangur urinë disa orë më vonë…
Nëse mendoni se të gjithë meshkujt janë njëlloj është rasti ideal për të vërtetuar të kundërtën.
Pushimet janë kurdoherë të bukura e aq më tepër nëse bëhet fjalë për vende të tilla si Porto Riko. Mirëpo, mesa duket, nuk kanë qenë të tilla për 33-vjeçarin Kevin Blandford, nga Louisville, Kentucky.
Ai ka publikuar në internet disa foto nga pushimet e tij, ku shfaqet tejet i mërzitur dhe pse mes të mirave të Porto Rikos. Fotot ishin në ambiente të tilla, si duke bërë zhytje në det, duke luajtur në kazino dhe e përbashkëta e të gjithave ishte fytyra e mërzitur e 33-vjeçarit, që nuk të linte aspak shijen e një personi me pushime.
E gjitha kjo e kishte një shpjegim: Kevin Blandford i mungonte bashkëshortja! Ajo nuk kishte mundur ta shoqëronte në këtë udhëtim, që Kevin kishte fituar nga puna e tij, pasi i duhej të kujdesej për vajzën e tyre 6 muajshe.
Këto foto shumë shpejt tërhoqën vëmendjen e shumë përdoruesve në internet, për vetë veçantinë e tyre. Po ashtu dhe të bashkëshortes së Kevin, Bonnie, e cila nuk ka mbajtur dot të qeshurën kur ka parë bashkëshortin e saj në të tilla foto.
Ideja e të gjithave fotove kishte lindur shumë natyrshëm, teksa një shokë e kishte fotografuar Kevin dhe ai dukej shumë i mërzitur në foto. Kaq duhej që një ide mjaft interesante të lindte dhe të linte mbresa te të gjithë shikuesit.
E pra Kevin e bëri të gjithën këtë për shaka, por jo se vërtetë nuk ia kishte kaluar mirë nga pushimet. Lind pyetja, a ekziston bashkëshorti ideal?
Top Channel