Buzëqeshjet e fshehura të Vietnamit

17/03/2015 00:00

Njihet si vendi më i lumtur në botë, por banorët e Vietnamit janë paksa të turpshëm kur vjen puna për të qeshur. Këtë gjë e vuri re edhe fotografi francez Rehahn, i cili gjatë udhëtimit të tij pa se shumica e njerëzve mbulonin gojën kur qeshnin, kjo në shenjë modestie ose mirësjelljeje.

Fotografi mendoi se ky veprim do të ishte një subjekt interesant për një album fotografik dhe ka udhëtuar në të gjithë Vietnamin për të dokumentuar portretet dhe për t’i bërë bashkë në albumin me titull “Buzëqeshje të fshehura”.

Rehahn ka kaluar tre vite në Hoi An të Vietnamit dhe thotë se aty ka zbuluar kuptimin e vërtetë të lumturisë.

“Vietnamezët janë njerëzit më optimistë që kam takuar ndonjëherë. Më japin energji pozitive çdo ditë kur i shoh të qeshur”, thotë fotografi francez.

FOTO GALERI
2/4
Kur qeshin, vietnamezët dallohen vetëm nga sytë

Top Channel