Raporti për Shqipërinë, FMN: ‘Paqja Fiskale’ minon progresin në administrimin tatimor, rrezikohet qëndrueshmëria fiskale Për të qarkulluar në disa prej akseve më të rëndësishme në vend qytetarët do të taksohen nga koncesionarët që do të garantojnë mirëmbajtjen e rrugëve.
Ministria e Transporteve thotë se fondi për mirëmbajtjen është i pamjaftueshëm dhe se qeveria konsideron si të vetmen mundësi dhënien me koncension të rrugëve dhe taksimin e qytetarëve.
“Aktualisht fondi është 10 milionë euro, është sa një e treta e asaj që kemi nevojë. Eshtë vlerësuar se duhen 30 deri në 40 milionë euro”, deklaroi Argita Totozani, drejtoreshë e Integrimit pranë Ministrisë së Transporteve.
Deputetët në komision votuan projektligjin që i hap rrugë hartimit të një strategjie për taksimin rrugor në bashkëpunim me kompaninë konsulente “Egnatia Odhos”, e përzgjedhur nga BERZH si ofruese e fondit.
Strategjia, që do të përfundojë në 8 muaj, do të caktojë rrugët që do të taksohen në funksion të cilësisë dhe mjeteve që qarkullojnë në to.
Top Channel