Kur sistemi imunitar ndihmon tumorin të rritet, si një sinjal inflamator mund të kthejë qelizat imune në “aleate” të kancerit
Një grua që peshonte 445 kilogramë ka arritur të humbasë 80% të masës së saj trupore pas 11 operacioneve të kryera që nga viti 2011. 34-vjeçarja Mayra Rosales është quajtur “vrasësja gjysmëtonëshe” pasi gënjeu duke thënë se kishte vrarë nipin e saj të vogël duke e shtypur në gjumë pa dashje në vitin 2008.
Por, Mayra e bëri këtë deklaratë për të mbrojtur motrën e saj, vrasësen e vërtetë të Eliseos. Autopsia tregoi se djali kishte vdekur nga plagë të ndryshme në kafkë. Nëna e djalit u dënua me 15 vite burg dhe Mayra vendosi që të binte në peshë në mënyrë që të kujdesej për fëmijët e tjerë të motrës së saj.
Për ‘ABC13’ ajo tha: “Tani, ha që të jetoj. Më parë, jetoja për të ngrënë.”
Zonja Rosales është trajtuar nga një doktor në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe humbi 5 kilogramë në 10 ditët e para. Ajo ra edhe 220 kilogramë para se të niste operacionet.
Tashmë, Mayra Rosales peshon 90 kilogramë dhe ka gjetur një të dashur.
Top Channel