Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Në një rast hipotetik të një luftë bërthamore pyetjes se kush do të mbijetonte shumica i përgjigjen, furrtarja, insekti i famshëm që po hyri në shtëpi vështirë se del prej andej.
Është e njohur se edhe po t’u ndash trupin përgjysmë ato vazhdojnë lëvizin, madje edhe po t’u këpusësh kokën jetojnë për javë me radhë.
Por për të qenë e sigurtë që një gjë e tillë nuk do të ndodhte në rastin e saj, një grua tajvaneze hodhi në erë gjithë banjon e saj.
Në fillim ajo shtypi insektin me letër higjenike e më pas i vendosi flakën, një mendim jo fort i zgjuar nisur nga fakti që në ambientet e tualetit kishte një sasi të madhe detergjentësh tepër ndezës.
Fatmirësisht vetë gruaja tajvaneze i shpëtoi paq incidentit…por e njëjta gjë s’mund të thuhet për furrtaren.
Top Channel