“Më pëlqejnë të moshuarat, i adhuroj protezat”

29/01/2015 00:00

Një burrë 31-vjeçar ka treguar se në pesë vitet e fundit të jetës së tij nuk ka dalë kurrë me një femër nën moshën 60 vjeç. Amerikani Kyle Jones ka zbuluar se e dashura e tij më e vjetër ka qenë një 91-vjeçare.

“Më pëlqen gjithçka te femrat e moshuara. Më pëlqen aroma, ndjesia që më japin, mentaliteti i tyre. Më pëlqejnë shumë edhe protezat. Zonja, burrat nuk largohen nëse i thoni që mbani proteza, eksitohen më shumë”, thotë 31-vjeçari, i cili tërhiqet më shumë nga thinjat.

Për herë të parë, ai e zbuloi tërheqjen që kishte ndaj femrave të moshuara kur ishte në klasë të gjashtë.

“Kisha një mësuese shumë seksi. Ajo ishte 65 vjeç, me flokë të thinjura dhe e mrekullueshme”, kujton ai.

Top Channel