Gruaja që i rruan kokën burrit me këmbë

29/01/2015 00:00

Shumica e burrave nuk do linin kurrë që gruaja t’i afrohej me një brisk në dorë, por një 70-vjeçar kinez jo vetëm që e lejon gruan t’i rruajë kokën, por e lejon ta bëjë këtë gjë duke përdorur vetëm këmbët.

49-vjeçarja Bai Aixiang ka humbur përdorimin e duarve nga poliomeliti kur ka qenë e vogël dhe jo vetëm që me këmbë rruan bashkëshortin e saj të moshuar, por edhe gatuan, lan dhe qendis.

Dimri është periudha më e vështirë për Bain, këmbët e zbathura të së cilës ngrijnë nga i ftohti duke larë me ujë të akullt.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel