Sheh fotot nudo të vajzës në ‘Playboy’, babai vret veten

28/01/2015 00:00

Një baba ka vrarë veten pasi ka parë fotot nudo të vajzës së tij 18-vjeçare, e cila kishte pozuar për versionin rumun të revistës ‘Playboy’.

Loredana Chivu tha: “Babai nuk më fliste më. U mërzit shumë. U izolua krejtësisht nga bota e jashtme, por mendoja se do i kalonte. Nuk e prisja kurrë të vriste veten.”

Bjondja kishte një marrëdhënie shumë të mirë me babain e saj, por thotë se gjithçka ndryshoi kur ai e mori vesh për fotot. Disa muaj pasi u zunë, Loredana vendosi të shkonte sërish te i ati për t’u pajtuar, por e gjeti babain të varur.

“Nuk besoj se do më kalojë ndonjëherë tronditja”, thotë modelja.

Top Channel