Të gjesh partnerin e duhur është e vështirë dhe për këtë arsye një grua e cila nuk priste dot më gjatë ka vendosur të martohet me VETEN.

Yasmin Eleby nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishte bërë një marrëveshje kur mbushi 38 vjeç: ajo premtoi se nëse deri në moshën 40-vjeçare nuk do të gjente një burrë, do të martohej me veten.

Ajo shkroi në Facebook: “Kam pasur shumë emocione javët e fundit. Jam prekur shumë nga mbështetja që më kanë dhënë të afërmit e mi në lidhje me këtë martesë. I falenderoj për pjesëmarrjen në celebrim.”

Tashmë, e lumtur në maksimum, Yasmin do të kalojë një muaj mjalti në Kamboxha, Laos dhe Dubai.

Top Channel