“Fifty Shades”, tashmë edhe gamë të brendshmesh erotike

28/01/2015 00:00

“Luksoze, provokuese dhe për një elegancë erotike”, kështu është cilësuar gama e re e të brendshmeve “Fifty Shades”, ku përfshihen recipeta me rripa dhe të mbathura gjithashtu të “çara”.

Janë shitur mbi 100 milionë kopje të librit, ndërsa filmi është duke u pritur me ankth nga shumë veta në mbarë botën, por ata që ëndërronin të krijonin një situatë të ngjashme marrëdhënieje intime si Christian Grey dhe Anastasia Steele, tashmë janë me fat…

Një gamë e re veshjesh të brendshme të frymëzuara nga “Fifty shades of Grey” është prodhuar në kohë për t’u hedhur në treg ditën e “Shën Valentinit”, si dhe janë dizenjuar në bashkëpunim me E. L. James.

Autori i tyre i ka përshkruar si tepër luksoze, provokative dhe për një elegancë erotike, por çmimet…

Mos u shqetësoni edhe aq shumë, sepse janë të përballueshme: fillojnë nga 12 paund, lidhëset e sipërme, 19 paund të mbathurat, 26 paund tirandat, 30 paund recipetat dhe përfundojnë në 55 paund për veshje trupore.

Nuk mbetet gjë tjetër, veçse të lini imagjinatën të shfrenuar…

FOTO GALERI
1/8

Top Channel