DigitAlb, dhurata për fëmijët e Pediatrisë

15/12/2014 00:00

DigitAlb ka sjellë atmosferën e festave edhe për pacientët e vegjël, që janë të shtruar në shërbimn e pediatrisë në QSUT. Një televizor dhe një paketë “Fly Box” kanë qenë dhuratat e vitit të ri për këta fëmijë.

Por në bashkëpunim me Masters of Magic, DigitAlb ka bërë që vogëlushët të harrojnë ilaçet dhe terapinë e përditshme për pak çaste, duke mundësuar në dhomat e tyre numra shpejtësie dhe magjie, shoqëruar këto dhe nga batutat e aktorit Ermal Mamaqi.

Drejtoresha e QSUT ka vlerësuar kontributin e herëpashershëm të kompanisë DigitAlb në ndihmë të pacientëve të vegjël. “Gjej rastin të falenderojë DigitAlb dhe Masters of Magic, që janë kujdesur këto ditë për fëmijët.

DigitAlb na ka ndihmuar përgjatë gjithë vitit me përmirësimin e ambjenteve dhe shërbimet e psikologut. Kjo kompani gjithmonë ka dhënë mbështetje edhe për festat e fundvitit”, deklaroi drejtorja e QSUT, Ogerta Manastirliu.

Grupi i prestigjatorëve të ardhur nga Italia ka dhuruar momente gëzimi për fëmijët në shërbimin e Pediatrisë, ndërkohë që ditë më parë grupi performoi në shehsin “Nënë Tereza” në Tiranë, dhe më pas në Prishtinë.

Top Channel