Hani këto ushqime në mëngjes për të shmangur urinë disa orë më vonë…
Tetë vite aktivitet dhe tonelata llavë të çliruar do t’i mjaftonin vullkanit Paricutin në Meksikë për të zhdukur nga faqja e dheut një qytezë të vogël, përveç një objekti; kishës.
Mrekulli e Zotit ose mrekulli e arkitekturës? Quajeni si të doni, por ajo që ka mbetur nga qyteza San Juan Parangaricutiro është vetëm objekti i kultit që edhe sot mbahet në një gjendje të mirë.
Shkatërrimi nisi në vitin 1943. Nga ky vit deri në vitin 1951 vulkani ishte tepër aktiv. Fatmirësisht banorët patën kohën e nevojshme për t’u larguar me shpresën se do të ktheheshin një ditë sërish në vendlindjen e tyre. Por shpresat u venitën e më pas u zhdukën, kur pas tetë vitesh ajo që la pas vullkani ishte vetëm shkëmbinj të formuar nga llava dhe shkretëtirë.
Top Channel