Tepelenë, ujësjellesi po falimenton

09/10/2014 00:00

Ujësjellësi i Tepelenës është në prag falimenti për shkak të borxheve
dhe faturave të pambledhura. Më shume së krizë borxhesh, kjo është një
krize menaxhimi për shkak të pamundësisë për të mbledhur paratë e
faturimeve.

Arben Kacorri, kreu i Ujesjellesit thote se me shume se gjysma e punonjesve jane fiktive dhe Bordi Mbikëqyrës duhet te lere ne pune jo me shume se 25 vete nga 65 aktuale. Ujesjellesi Tepelene ka te punesuar 16 persona per çdo nje mije abonente

Instuticione shteterore si bashkia, burgu, spitali shkollat e njesite vendore nuk paguajne faturat, perfshi ketu edhe 100 abonente familjare te punesuar ne administrate. Ujesjellesi Tepelene ka rreth 4000 abonente familjare dhe bisnese prej te cileve 74% paguajne detyrimet.

Qyteti i Memaliajt i shlyen faturat veten ne masen 45% ndersa banoret ankohen per furnizim jo te rregullt. Energjia elektrike per pompat qe furnizojne me uje qytetin e Memaliajt kushton kater here me shume se vlera e vjelur e detyrimeve dhe pagesat e stafit.

Top Channel