Njerëzit që pastrojnë Tiranën/ Flasin ata që punojnë kur të tjerët flenë: Nuk na lodh puna, por sjellja e qytetarëve
06/09 12:08
Kukës po kthehet në një nga destinacionet më të vizituara në verilindje të vendit. Vetëm këtë vit, numri i turistëve vendas dhe të huaj është rritur me rreth 40 për qind krahasuar me një vit më parë.
Vizitorët ndalen kryesisht në muzeun etnografik të qytetit, ku më shumë interes zgjojnë pavioni i biodiversitetit, ai historik dhe etnografik.
Turistët vijnë nga vende të ndryshme të botës, ndërsa kureshtjen më të madhe e zgjon mënyra e jetesës së kuksianëve ndër vite, sidomos “oda e burrave”.
Përveç historisë dhe traditës, Kukës po tërheq vizitorë edhe me turizmin natyror, nga Shishtaveci e Gryka e Vanave, deri te liqeni i Kukësit dhe Drini i Zi.
Top Channel