Mitropoliti i Korçës ka ndarë sot një mesazh për edukimin në familje, afrimin me besimin dhe është shprehur kundër trajtimeve hormonale për transgjinorët.
Ai u shpreh se këta njerëz kanë axhenda të mirëpërcaktuara, që sipas tij kanë për qëllim shkatërrimin e shoqërisë.
“Ne qëndrojmë të qetë. Mendojmë se kjo nuk do të vijë kurrë te ne, por ata që kemi përballë nuk janë njerëz që e bëjnë këtë gjë rastësisht. Nuk janë njerëz që ngrihen në mëngjes dhe thonë: ‘Hajde, çfarë mund të bëjmë sot?’. Janë njerëz me axhenda të mirëpërcaktuara.
Kanë vënë si qëllim fëmijët tuaj dhe familjet tona, për të na shkatërruar shoqërinë, për të na shpërbërë dhe për të qenë thjesht individë. Kështu e kanë më të lehtë të na zotërojnë”, u shpreh ai.
Top Channel