Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Nje grup te rinjsh iraniane te cilet kane xhiruar nje video duke kercyer nen ritmet e kenges “Happy” te Pharrell Williams jane denuar te merkuren me 6 muaj burg dhe 91 fshikullime me kamzhik. Ndersa, regjisori i videos, Sassan Solemani, u denua me 1 vit burg dhe te njejtin numer fshikullimesh.
Gjithsesi, keto denime u pezulluan dhe do te vihen ne fuqi vetem nese te rinjte do te arrestohen serish brenda tre viteve.
Avokati mbrojtes i te rinjve, Farshid Rofugaran, tha per Iran Wire: “Kur nje denim pezullohet, nuk kemi ekzekutim te verdiktit. Por, nese ne nje periudhe te caktuar perseritet dicka e tille, do te ekzekutohet denimi.
Grupi i te rinjve u arrestua ne maj te vitit 2014, disa dite pasi videoja u be e famshme ne Youtube. Ata u ndaluan nga policia pasi femrat po kercenin me meshkujt dhe per me teper nuk kishin mbuluar koken me shami.
Gjate kohes qe qendruan ne paraburgim, te rinjte u detyruan qe te dilnin ne televizor per te kerkuar falje per videon.
Top Channel