Kampionati Botëror i Ngrënies së Hudhrave
15/09/2014 00:00
Në Angli është mbajtur Kampionati Botëror i Ngrënies së Hudhrave dhe fituesi i këtij kompeticioni të çuditshëm është David Greenman, i cili hëngri 33 thelpinj hudhrash brenda 60 sekondash.
Vendi i dytë konsumoi vetëm dy më pak, ndërsa rekordi i këtij kampionati është 34 thelpinj brenda një minute.
Organizatori Mark Botwright tha: “Kishim 25 pjesëmarrës dhe Davidi ishte i pangopur. Të mos ishte për kufizimin kohor, do të vazhdonte të hante pa fund hudhra.”
“Askush nuk u ndje keq pas kompeticionit, por mund të shikoje shprehi fytyrash shumë qesharake”, shtoi organizatori për ‘Daily Mirror’.
Top Channel