Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar “Çdo 40 sekonda në botë ndodh një vetëvrasje”. Sipas ekspertëve, shifra alarmante ka të ngjarë të rritet dy dekadat e ardhshme. Të gjitha vendet e botës janë prekur nga fenomeni.
Që nga ato më të pasurat me ekonomi të zhvilluar e deri tek vendet e ashtuquajtura të “botës së tretë”. Në shkallë botërore, 50 vitet e fundit shkalla e vetëvrasjes, kryesisht në vendet në zhvillim, është rritur deri në 60%. Sipas statistikave, 40% e vetëvrasjeve ndodhin në Japoni, Indi dhe Kinë, ndërsa dhe Europa ka probleme me statistikat.
Sipas EUROSTAT-it, Bashkimi Europian ka nisur t’i kushtojë rëndësi të dhënave të OBSH-së nisur kjo nga numri në rritje i shifrave alarmante.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkalla e “aktit final” është rritur në dekadën e fundit, në veçanti ndërmjet viteve 1999-2005. Në qytetin San Diego është zbuluar se 30% e vetëvrasjeve kanë qenë ndër të rinjtë nën moshën 30-vjeçare, të cilët kanë qenë përdorues të kokainës.
Perëndimi është përballur për herë të parë me termin vetëvrasje në shekullin XIII, kohë kur rastet nisën të shtoheshin. Më parë quhej “vrasje” e vetvetes.
Fetë monoteiste, Hebraizmi, Krishtërimi dhe Islami e konsiderojnë vetëvrasjen si mëkat, ndërsa në disa shtete ajo është krim. Disa vende të tjera kanë qëndrime lavdëruese apo edhe deri nderuese, siç është rasti i Japonisë.
Një gjë është e sigurt, asnjë vend në botë nuk është i imunizuar, pavarësisht të ardhurave vjetore apo diferencave kulturore. Që nga Amerika e largët e deri te Japonia, qeveritë janë duke punuar përkrah shoqërisë civile për të frenuar fenomenin.
Top Channel