Gruaja më e vjetër në botë është një meksikane 127-vjeçare

01/09/2014 00:00

Është meksikane gruaja më e vjetër në botë. Leandra Becerra Lumbreras ka lindur më 31 gusht 1887 dhe ka mbushur 127 vjeç. Familja e saj ka thënë që sekreti i jetëgjatësisë së saj është “ushqimi i shëndetshëm, flinte gjatë dhe nuk u martua kurrë”.

Zonja Lumbreras ka thënë që kishte luftuar në vitet 1910-1917 në revolucionin meksikan. Tashmë, 127-vjeçarja që jeton në Zapopan ka humbur 5 fëmijët, gjithashtu edhe 20 nipat e saj.

Gruaja ka gjithashtu 73 stërnipër dhe 55 stër-stërnipër. Autoritetet meksikane po mendohen që të krijojnë një certifikatë të re të lindjes pasi ajo e ka humbur origjinalen 40 vjet më parë.

Mbesa e saj, Miriam Alver, i ka thënë gazetës meksikane “El Horizonte”që edhe pse supergjyshja tashmë nuk dëgjon, ajo është shumë mirë. Ndër tre dashuritë e saj më të mëdha ka qenë Margarito Maldonado, një lider i famshëm i revolucionit.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel