 Publikimi i fotove private, Princi William dhe Princesha Kate fitojnë gjyqin me revistën franceze
																		
					
					
					
						Publikimi i fotove private, Princi William dhe Princesha Kate fitojnë gjyqin me revistën franceze						Disa libra të vjetër mjekësorë, që datojnë prej shekullit të 19, do të hyjnë në një proces dixhitalizimi dhe do të vijnë në formën e një libri online. Ky projekt është ndërmarrë nga 9 universitete britanike, pasi librat e tyre ishin shumë të vjetër dhe faqet e tyre ishin zverdhur.
Kjo rrezikonte që informacioni i tyre të humbiste, ndaj nisma e re do të hyjë në histori në botën shkencore. Librat e rinj online do të jenë në shërbim të shumë studentëve të mjekësisë, ose shumë personave të interesuar lidhur me këtë çështje në mbarë botën.
Menaxheri i këtij projekti u shpreh se ata janë duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet partnere, për të ndërtuar bibliotekën e trashëgimisë shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, dhe janë duke konvertuar libra, të cilat lejojnë të eksplorosh çdo aspekt të mjekësisë dhe njohuria e përthithur nga to të lejon të zhvillosh njohuri të reja për përparimin e mjekësisë.
Dixhitalizimi ka mbërthyer shumë fusha të jetës në ditët e sotme, ndaj as librat nuk mund t’i shpëtonin dot vorbullës së tij.
Top Channel