Tajvan, shpërthen tubacioni i gazit

01/08/2014 00:00

Seri shpërthimesh në një tubacion gazi kanë tronditur qytetin jugor të Kaohsiung në Tajvan, duke vrarë të paktën 20 persona, mes tyre edhe 5 zjarrfikës dhe të plagosur më shumë se 270 të tjerë, kanë bërë të ditur zyrtarët vendas.

Shkaqet e shpërthimeve janë ende të paqarta. Pamjet tregojnë se qyteti gjendet në kaos total, pasi shumë zona janë përfshirë nga flakët, gjithashtu ka pasur dëme të mëdha në rrugë makina dhe ndërtesa.

“Morëm disa telefonata për rrjedhje gazi në qytet, të enjten vonë dhe më pas ka pasur një seri shpërthimesh, të cilat ndodhën në një sipërfaqe prej 2-3 kilometrash katrorë”, deklaroi Departamenti i Zjarrfikësve.   

Dëshmitarët shprehen se është një situatë tejet kaotike dhe shumë e vështirë për t’i ardhur në ndihmë personave të plagosur.

Pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve dhe forcave ushtarake, të cilat janë përfshirë në operacion, flakët janë jashtë kontrollit .
Kryeministri Jiang Yi-Huah tha se shpërthimet e shumta kanë ndodhur si pasojë e rrjedhje së gazin në sistemin e kanalizimeve.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel