
Franca përkujtoi pa bujën e zakonshme 14 korrikun 1789, njohur ndryshe si Dita e Bastijës që shënoi nisjen e Revolucionit Francez.
Ceremonitë u përqendruan në Champs Elysees me paradën ushtarake që kulmoi me parakalimin e avionëve që formuan në qiell tri ngjyrat e flamurit francez.
Këtë vit në ceremonitë e organizuara nga Parisi u përkujtua edhe 100-vjetori i nisjes së Luftës së Parë Botërore.
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka marrë pjesë ku kanë qenë të pranishëm 76 përfaqësues shtetesh nga e gjitha bota.
Me këtë rast në Paris u zhvillua parada ushtarake “Një ushtri e fuqishme dhe moderne”. Midis shumë flamujve të vendeve të ndryshme të botës për herë të parë në këtë paradë ka parakaluar edhe flamuri i Shqipërisë.
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e ndoqi paradën ushtarake bashkë me homologët e saj në tribunën qendrore dhe më pas ajo është takuar me disa prej figurave kryesore të politikës dhe qeverisë franceze, si dhe me homologë të saj, anëtarë të NATO-s.
Top Channel