Tragjedi në Mesdhe/ 116 persona humbin jetën nga mbytja e anijes me emigrantë, vetëm një arriti të shpëtojë
Konflikti në Irak vazhdon të dominojë faqet e para të gazetave të Perëndimit, me foto që tregojnë qartë krime lufte apo krime të pastra kundër njerëzimit.
Fotot, të postuara në faqe interneti xhihadiste, thuhet se tregojnë militantë të grupit ISIS që vrasin ushtarët e kapur gjatë ofensivës së tyre treditore në veri dhe perëndim të Irakut.
Gazeta “The Independent” thotë se grupi deklaron se vrasjet ishin një hakmarrje për vrasjen e një komandanti të militantëve nga trupat irakene së fundmi.
Gazeta thotë gjithashtu se, ISIS e kishte planifikuar mirë sulmin, që u kthye në një fushatë të pamëshirshme gjakderdhjeje. Sipas së përditshmes, edhe pse ISIS e mposhti ushtrinë irakene, atje ka një sens më të përgjithshëm të kryengritjes sunite.
“Faktori më i rëndësishëm që funksionon në favor të ISIS-it është sensi në radhët e 6 milionë irakenëve sunitë se fundi i shtypjes së tyre është pikërisht në duart e tyre”, shkruan “The Independent”.
Por gazeta citon gjithashtu një banor të Irakut që thotë se, shumica shiite e sheh konfliktin si një përpjekje për të vendosur modelin e vjetër të qeverisjes sunite.
Edhe “Financial Times” fokusohet në këtë temë, duke theksuar po ashtu se, aleanca sunite ka mposhtur forcat e rregullta irakene në pjesën dërrmuese të Irakut qendror. Por gazeta thotë edhe se ka tensione mes ISIS-it dhe grupeve të tjera që kundërshtojnë qeverinë e Bagdadit.
“FT” raporton me titujt kryesorë se grupi sunit i ka bërë tashmë thirrje grupeve mbështetëse që të mos e ndjekin thirrjen e ISIS-it për të hyrë dhe avancuar në qytetet e shenjta shiite.
Top Channel