Egjipt, presidenti shëtit me biçikletë

14/06/2014 00:00

Presidenti i sapozgjedhur egjiptian, Abdel Fattah al Sisi ka hequr dorë përkohësisht nga privilegjet presidenciale dhe ka udhëtuar të shtunën me një biçikletë.

Al Sisi u ka bërë gjithashtu thirrje banorëve të Egjiptit që të bëjnë të njëjtën gjë, ose të ecin më shumë në këmbë, sepse rritja e çmimeve të karburanteve po bëhet e papërballueshme.

I veshur me një bluzë të bardhë dhe me tuta, njeriu i ri e i fortë i vendit është fotografuar dhe filmuar teksa pedalonte në një tubim çiklistik amator për 20 kilometra në rrethinat e aeroportit.

Nisma ka dhënë provat e veta se sa ekonomike është biçikleta dhe se sa mund të kursesh duke përdorur më pak automjetet.

“Nëse merr makinën, paguan rreth 4 stërlina egjiptiane çdo 20-25 kilometra dhe Egjipti paguan 8 stërlina. Kjo do të thotë se nëse do të ecja apo do të përdorja një mjet si biçikleta, në një ditë do t’i jepja Egjiptit 16 stërlina”, ka thënë Al Sisi në një fjalim të mbajtur.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB