Obama gjen kohë për palestër

05/06/2014 00:00

Kur vjen puna tek ngritja e peshave të rënda në palestër, edhe njeriu më i fuqishëm në botë bën një fytyrë “qesharake”.

Pavarësisht angazhimeve dhe takimeve të shumta në Varshëavë, presidenti amerikan Barack Obama gjeti 20 minuta kohë për t’iu përkushtuar mbajtjes së trupit në formë.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë u filmua në palestrën e hotelit ku ishte akomoduar në Varshavë. Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në internet. Por zgjedhja e rrobave për të bërë palestër, nuk ka qenë e duhura, kjo të paktën sipas specialistëve të fitnesit.

Tutat e gjata janë cilësuar si gabimi më i madh, pastaj edhe lloji i atleteve, që nuk cilësohen si më të përshtatëshmet e mundshme për t’u stërvitur.

Pamjet nuk janë ndër më cilësoret. Ato janë xhiruar nga një klient i palestrës me vetë bekimin e Obamas dhe stafit të tij të sigurisë. 

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB