Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka patur paraditen e së martës një takim me kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi, si edhe me prokurorin e përgjithshem Adriatik Llalla.
Takimi midis tyre është mbajtur i fshehtë për mediat dhe Ministria e Brendshme nuk ka bërë të ditur asnjë detaj të kësaj mbledhjeje.
Por çështjet më të ndjeshme të kohëve të fundit, mendohet të kenë qenë në qendër të vëmendjes së kësaj mbledhjeje, ajo e trafikut të drogës, çështja e eksplozivëve, çështja e Lazaratit, si edhe lufta kundër krimit të organizuar.
Një takim i tillë mund t’i paraprijë ndonjë aksioni të bujshëm të këtyre strukturave. Në të thuhet se ka marrë pjesë edhe numri dy i Antimafias italiane, prokurori Francesco Mandoi, i cili ndodhet në Tiranë.
Top Channel