
Përpjekjeve për të rinisur bisedimet e paqes me Izraelit dhe palestinezëve në Lindjen e Mesme u është bashkuar edhe Papa Françesku. Ai ka vizituar vendet më të shenjta të muslimanëve dhe hebrenjve në Jeruzalemin e Vjetër, në ditën e fundit të turit të tij në Lindjen e Mesme.
Në një akt të paprecedentë, pas lutjes në “Murin e Vajit”, një traditë hebraike, Ati i Shenjtë mblodhi krerët e tre besimeve që luajnë një rol të rëndësishëm për paqen në Qytetin e Shenjtë, Rabinin e komuniteti hebre në Argjentinë, Abraham Skorka dhe kreun e komunitetit musliman në Argjentinë, Omar Abboud, që të dy pjesë e delegacionit ndërfetar.
Për të përcjellë mesazhin e paqes dhe gjithëpërfshirjes, Ati i Shenjtë u lut në të gjitha vendet e shenjta të të krishterëve, hebrenjve dhe muslimanëve. Më herët ai vendosi një kurorë me lule në “Yad Vashem Holocaust Memorial”, në nder të viktimave të Holokaustit. “Zoti ndjehet i turpëruar nga ajo se cfarë është në gjendje të bëjë njeriu”, tha Papa.
Në mëngjes, Papa Françesk vizitoi kompleksin e xhamisë Al Aksa ku hoqi këpucët. Xhamia është një ndër vendet me të shenjta për islamin, po ashtu edhe për hebrenjtë, që e quajnë Tempulli i Malit.
Gjatë faljes së mëngjesit, Papa Françesku iu drejtua Myftiut të madh të Jeruzalemit dhe përfaqësuesve të tjerë muslimanë me fjalët “të dashur vëllezër”.
“Le të mësojmë ta duam dhe respektojmë njëri tjetrin si vëllezër dhe motra! Le të mësojmë të kuptojmë vuajtjet e tjetrit! Le të ndalojmë se abuzuari me dhunën në emër të Zotit!”, ishte mesazhi i Atit të Shenjtë.
Papa u takua edhe me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu. Ky i fundit tha se kishte njohur Atin e Shenjtë me sfidat e sigurisë që përballej cdo ditë Izraeli.
Vizita 3-ditore e Papës mund të konsiderohet si një sukses diplomatik, ku pavarësisht skepticizmave fillestare, kreu i Vatikanit arriti të bindë presidentin palestinez Mahmud Abass dhe atë izraelit Shimon Peres që të vizitojnë Vatikanin muajin e ardhshëm.
Top Channel