Top Story, kriza politike, sytë nga ndërkombëtarët

24/04/2014 00:00

Duke folur në pjesën e tretë të Top Story-t të ftuarit dhanë pritshmëritë e tyre në lidhje me ndërmjetësimin ndërkombëtar të krizës.

Dashamir Shehi thotë se shpreson që të gjehet një marrëveshje, në të kundërt….

“Nuk ka ndodhur ndonjëherë që të bëhen zgjedhje pa oopozitën në shqipëri. Ne do të bëjmë tonën deri në fund dhe nëse do të ketë zgjedhje pa opozitën, vendi pa opozitë nuk ka për të qëndruar, ne këtu do të jemi. Por u kujtojmë shqiptarëve që janë para një rreziku të madh, por këtu mund të vendoset një pushtet, njeëzisht oligarkë pa ideologji. Më i rrezikshmi që ka qeverisur ndonjëherë në shqipëri që do të asgjësojë edhe këtë pak demokraci që kemi ngritur. Po rrezikohen gjëra edhe më të rëndësishme se një palë zgjedhje”, thotë ai.

Ngjela thotë se të gjitha problematikat e vendit zgjidhen nga drejtësia.

“Po të ketë pushtet gjyqësor të pavarur të gjitha këto fenomene zgjidhen. Reforma në drejtësi do të bëhet dhe është një projekt dhe interes shumë i madh ndërkombëtar, jo vetëm për Shqipërinë, por për shqiptarët në rajon”, thotë ai.

Mustafa Nano nuk e sheh situatën kaq katastrofike sa e përshkroi Dashamir Shehi, ndërsa sa i takon bisedimeve…

“Unë mendoj që nuk ka shumë ku mund të lëshohet. Mazhoranca mund të lëvizë tek data e zgjedhje. Vetëm këtë shoh si mundësi logjike. Me ndërhyrje në kod që blindon sigurinë e opozitës për të marrë pjesë”, thotë ai.

Agron Gjekmarkaj e cilëson grusht shteti organizimin e zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e opozitës.

“Shpresoj që të arrihet një zgjidhje dhe palët të lëshojnë pe. Nëse shkohet në zgjedhje pa opozitën është një grusht shteti. Një qeveri ilegjitime”, deklaroi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA