Austriaku Johannes Langeder ka krijuar me duart e veta një makinë Porsche duke përdorur kartona dhe tuba plastikë. Këtë javë 48-vjeçari ka bërë xhiron e tij të parë në qytetin gjerman të Hamburgut me makinën e tij dhe arriti shpejtësinë maksimale prej 16 km/h.

Johannes është shumë krenar për krijimin e tij duke theksuar se automjeti prej kartoni nuk bën aspak zhurmë dhe se është makina Porsche më e mirë për ambientin.

Baza e makinës është prej hekuri, ndërsa pjesa tjetër e saj plotësohet nga tuba plastikë.

Langeder ka shpenzuar plot 6 muaj për të përfunduar këtë automjet për të cilin ka shpenzuar 11 mijë stërlina. Shumë pak po ta krahasosh me çmimin prej 130 mijë stërlinash të një Porsche origjinal.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel