Mes imazheve të fundit nga sipërfaqja e planetit Mars të dërguara në Tokë nga sonda e NASA-s, ‘Curiosity’ është njëri që po ngjall më shumë debate se të tjerët.

Bëhet fjalë për një foto të shkrepur në muzgun marsian, ku shihet qartë “një dritë artificiale që vërteton jetën jashtëtokësore në Mars”. Kështu të paktën e përshkruajnë blogje të ndryshme në internet që merren me studimin e jetës jashtëtokësore.

Por ndryshe nga sa po qarkullohet në internet, vetë agjencia amerikane e hapësirës ka preferuar që të tregohet më e rezervuar duke i qëndruar më fort tezës së bëhet fjalë për një ‘defekt në fotografi’ se sa një dritë aliene.

Kjo nuk është hera e parë që ‘mbërrijnë sinjale jete’ nga Marsi. Më 25 korrik të 1976 Orbiter 1, sondë e NASA-s dërgoi në tokë shëmbëlltyrën e një njeriu të ‘stampuar’ në rajonin Cydonia të Planetit të Kuq.

Në të vërtetë ishin vetëm duna rënore marsiane dhe fenomeni i quajtur pareidolia, fenomeni kur truri i njeriut ‘ndërton fytyra njerëzore në një objekt tjetër’. Në 2006, Mars Reconnaissance Orbiter kaloi pranë rajonit ku më herët kishte shkrepur Orbiter 1 dhe vërtetoi këtë; shëmbëlltyra njerëzore ishte zhdukur.

Top Channel