Duke i parë në faqet e revistës Playboy modelet duken shumë të bukura dhe me besim në vetvete, por krijimi i kësaj fasade seksi zakonisht realizohet nëpërmjet një procesi të çuditshëm.

Një drejtor artistik i versionit hollandez të kësaj reviste ka publikuar foto të shkrepura gjatë realizimit të seteve të “nxehta” fotografike duke treguar në këtë mënyrë punën e vështirë pas një imazhi perfekt.

Patrick van Dam tregon modelet duke marrë pozat e duhura, ndërkohë që ekipi i stilistëve, specialistëve të ndriçimit dhe fotografëve sillen rrotull.

“Rezultati në fund të ditës është ai që ka rëndësi, por gjërat që ndodhin gjatë “gatimit” të setit fotografik janë shumë më interesante sesa vetë fotoja”, shpjegon Van Dam.

Ndërsa Hugh Hefner, themeluesi i revistës për të rritur, ka deklaruar se “këto foto tregojnë shpirtin e Playboy-t dhe janë një homazh për njerëzit që bëjnë të mundur të ndodhin gjëra të bukura”.

“Këtu duket intimiteti, argëtimi dhe përkushtimi që duhet për të krijuar më të mirën e erotikës bashkëkohore”, shtoi Hefner.

Top Channel