Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Dentistët deklarojnë se atletët elitë mund të kanë shanse më të mira për
të fituar medaljet e arta nëse kujdesen për dhëmbët e tyre.
Në konferencën Shëndeti Oral dhe Performanca në Sport që po mbahet në Londër është thënë se higjena orale shpesh herë rezulton e keqe dhe mund të ndikojë në rendimentin e stërvitjes dhe rezultatit.
Në majat e sportit, diferenca mes fitores dhe humbjes është e vogël, kështu që edhe përmirësimet modeste mund të bëjnë ndryshimin. Mjekët e skuadrës britanike të boksit po përpiqen t’u përmirësojnë shëndetin oral sportistëve.
Një studim i publikuar në Gazetën Britanike të Mjekësisë Sportive tregon se një numër i konsiderueshëm atletësh kanë pranuar se gjendja e rëndë e gojës ka dëmtuar stërvitjen e tyre dhe i ka penguar në arritjen e rezultateve në gara.
Gjatë konferencës, dentistët thanë se dhimbja e dhëmbit mund të prishë gjumin dhe stërvitjen dhe të ketë një efekt zinxhir në të gjithë trupin.
Top Channel