Në ankand 240 objekte të Titanic

04/04/2014 00:00

Mbi 240 objekte, foto dhe letra që i përkasin viktimave e të mbijetuarve
të Titanic do të nxirren në një ankand online nga 17 deri më 24 prill.

Lajmin e ka bërë të ditur shtëpia amerikane e artit, RR Auction, me seli në Boston, që shpreson të arkëtojë një shifër mes 700 mijë dhe 1 milion dollarë.

Titanic, i konsideruar i pathyeshëm, u mbyt më 15 prill 1912 në brigjet e Terranovës, në Kanada, pas përplasjes me një aizberg. Në këtë tragjedi humbën jetën 1.500 persona.

Dekada të tëra pas ngjarjes, për të cilën janë realizuar edhe filma, nuk kanë munguar edhe teoritë e komplotit, që sugjeronin se vapori gjigand ishte sabotuar.

Top Channel