Qeveria mori vendim për kontrollin bazë shëndetësor falas për grupmoshat nga 40-65 vjeç. Ndaj shëndetësisë jemi të interesuar të gjithë, teksa në studion e Revistës televizive të Mbrëmjes, për një intervistë me kryeredaktorin Pandi Gjata, ka qenë ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, i cili ka folur për të gjitha operacionet në këtë fushë këto 6 muaj.

Pandi Gjata: Përpara se të kaloj te pyetja në lidhje me vendimin e qeverisë, më lejoni t’iu pyes se si kanë qenë këto 6 muaj me vendimet, apo ndërhyrjet dhe operacionet e ndërmarra në fushën e shëndetësisë.

Ilir Beqja: Praktikisht, këto 6 muaj kanë qenë me një aktivitet intensiv sa i përket përpjekjeve për të arritur, brenda kufizimeve rregullative financiare te vitit të kaluar, stabilizimin sado minimal të gjendjes, që do të thotë përpjekjen për të furnizuar spitalet me barna, si dhe gatishmërinë dhe funksionimin në vijimësi të aparaturave bio-mjekësore. Besoj se në njëfarë mënyre ia arritëm të bëjmë një përmirësim të vogël, me një impakt të drejtpërdrejtë në përmirësimin e kujdesit shëndetësor për qytetarët. Gjithashtu, ishte një periudhë që përkoi me përgatitjet e ndryshimeve të nevojshme ligjore, që i kanë hapur rrugë edhe gjërave që po bëjmë tani. Edhe paketa e kontrollit bazë që miratuam sot, fillimisht miratuam me ligj që në atë aktualin për sigurimin e detyrueshëm të shërbimit shëndetësor të përfshinim edhe këtë element, duke hequr kufizimin që kjo paketë të ofrohet vetëm për personat e siguruar. Ky ishte hapi i parë konkret drejt mbulimit universal, teksa të gjithë njerëzit që janë në Shqipëri fillimisht do të jenë të gjithë të barabartë për këtë paketë. Ishte gjithashtu përgatitja për buxhetin e vitit, me të cilin do të kishim më pas mundësi të zbatonim politikat tona. Më pas miratimi i ligjit për përjashtimin e barnave dhe çmimeve mjekësore nga TVSH-ja, i cili është efektiv me fuqi ligjore që nga dita e martë më 1 Prill, dhe ndërkohë në pjesën e parë të vitit filloi puna konkrete për zbatimin e programit dhe të buxhetit pa lënë mënjanë edhe një plan konkret në kuadrin e planit të përgjithshëm të qeverisë për të shlyer edhe borxhet e prapambetura, sepse vetëm në Shëndetësi ne gjetëm rreth 50 milionë dollarë borxhe.

Pandi Gjata: Qëndrojmë në 2-3 iniciativat konkrete për të cilat do të flasim, në vendimin për kontrollin bazë falas për grupmoshën nga 40-65 vjeç. Cilat do të jenë konkretisht hapat e tjera pas miratimit të këtij vendimi. Kur do të nisë Regjistri Kombëtar dhe kur do të kemi analizën e parë. Çfarë parashikimesh keni?

Ilir Beqja: Bëhet fjalë për një kontroll mjekësor bazë, do të ofrohet pa pagesë për të gjithë qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri të moshës 40-65 vjeç. Të dhënat e fundit që ne disponojmë janë ato të censusit të vitit 2011, në bazë të së cilave numri i këtyre njerëzve është rreth 870 mijë vetë. Jemi përgatitur për të pasur në 2 vitet e para jo më shumë se 900 mijë vetë. Kontrolli shëndetësor bazë do të ketë tre grupe. Grupi i parë do të ketë vlerësim, këshillim, trajtim dhe ndjekje të faktorëve të ciklit të jetës. Pastaj është matje, vlerësim, këshillim, referim dhe ndjekje e parametrave fiziologjikë, si dhe grupi i tretë me matje, vlerësim, këshillim, trajtim, referim dhe ndjekje të parametrave biokimikë. Do të përzgjidhen personat që janë rezidentë në bazë të përkufizimeve ligjore të qytetarëve me banim të përhershëm në bazë të Regjistrit të Gjendjes Civile dhe ky informacion do të vijë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Do të kryhet në qendrat shëndetësore parësore të Shqipërisë nga mjekët e kujdesit parësor. Do të përzgjidhet një operator privat që do të bëjë investimin e parë dhe do të administrojë të gjithë logjistikën e kryerjes së analizave dhe të furnizimit të informacionit për në Regjistrin Kombëtar të kontrollit bazë. Kur do të fillojë? Do të merremi menjëherë me vendimin e qeverisë që do t’i hapë rrugën mundësisë së koncesionit dhe jemi të përgatitur që në muajin Tetor kjo gjë të bëhet efektive në Shqipëri. Do të përzgjedhim qytetarët të ftohen të vijnë në kontrollin bazë në muajin e tyre të lindjes. Kemi identifikuar disa zona të vendit, në të cilat ushtrimi i kontrollit nuk mund të vijojë në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë muajve të vitit, por zgjidhja për këto do të jetë me njësi të lëvizshme, për periudhën nga Maji në Shtator.

Pandi Gjata: Do të nisë nga mosha 65 vjeç e duke u ulur poshtë, apo nga 40 vjeç e sipër?

Ilir Beqja: Jo, do të bëhet për të gjithë njerëzit e kësaj grupmoshe, që kanë lindur në muajin Tetor, të cilët do të duhet të paraqiten për të bërë këtë kontroll bazë. E njëjta gjë edhe me muajt pasardhës, deri sa të jetë një ushtrim i përvitshëm. Mendoj se ky është momenti i parë kur ne bëjmë një ndryshim rrënjësor në qasjen e sistemit të shëndetësisë, sepse deri më sot, tradicionalisht dhe historikisht, sistemi ynë shëndetësor është ndërtuar rreth sëmundjes, ndërsa ne po kalojmë te shëndeti dhe te njeriu i shëndetshëm. Kjo, sepse kemi marrë përsipër të kemi një mbulim universal, që kujdesin shëndetësor të gjithsecilit ta mbulojmë nga kontributi i përbashkët, kështu që ftojmë gjithsecilin që, përsëri bazuar te kontributi i përbashkët, të bëjë atë investimin në shëndetësi. Kontrolli bazë, kur ti shkon te mjeku në një gjendje të shëndetshme, do të thotë të parandalosh dhe të zbulosh në një stad shumë të hershëm sëmundjet e ndryshme, pas të cilit bëhet shumë më i lehtë dhe më pak i kushtueshëm për shoqërinë kujdesi shëndetësor i nevojshëm.

Pandi Gjata: Kalojmë te një tjetër temë. Më 1 Prill hyri në fuqi lista e re e barnave të rimbursueshme. Në fakt, edhe këto dy ditë ka pasur farmacistë, që i kanë shitur një pjesë të ilaçeve me TVSH, pavarësisht hyrjes së ligjit në fuqi më 1 Prill. Çfarë sjell kjo listë për qytetarët dhe për ata që nuk e zbatojnë këtë vendim?

Ilir Beqja: Janë dy momente të ndryshme që përkuan në të njëjtën ditë. Në radhë të parë është përjashtimi nga TVSH-ja i barnave, dhe së dyti hyrja në fuqi e listës së re të rimbursueshme të këtij viti, më 1 Prill. Zgjodhëm që kjo e dyta të hynte në fuqi në të njëjtën ditë, sepse nuk donim të krijonim konfuzione në lidhje me çmimin fundor të barnave në tregun me pakicë. Këtu kam marrë me vete dy barna, njëri që ka dalë në treg me pullën fiskale që përfshin edhe TVSH-në dhe tjetri me pullën e re pa e përfshirë TVSH-në, gjë që tregon edhe diferencën e çmimit me rreth 11%, apo sa është praktikisht shtesa e TVSH-së me 10%. Por, me çmimin e barnave nuk është bërë vetëm kjo ndërhyrje. Ne kemi arritur në vjeshtë që, gjatë negociimit, të arrijmë të sigurojmë një ulje të çmimit të barnave mesatarisht te 7%, në Janar ndryshuam marzhet e tregtimit të barnave, duke futur për herë të parë edhe marzhet e diferencuara në marzhet e barnave spitalore. Ndërsa tani kemi edhe heqjen e TVSH-së dhe këto të gjitha mund të ilustrohen më mirë me çmimin e një barni për tensionin, të treguar në studio, që de facto është 4 herë më i lirë sot. Kjo ka ndodhur edhe për faktin se ky lloj barni ka qenë i vetëm deri vjet, ndërsa tani ka edhe një alternativë tjetër pas hapjes së tregut. Kemi të bëjmë në të dy rastet me barna europiane, pasi çdo regjistrim që bëhet në Shqipëri, bëhet pasi ai lloj barni është i regjistruar më herët në një nga vendet europiane, pavarësisht prodhimit të tij jashtë Europës. Lidhur me TVSH-në, sigurisht që ka stok barnash të importuar me TVSH, ka edhe pulla barnash të lëshuar edhe para 1 Prillit, apo më 31 Mars me TVSH, por ndërkohë udhëzimi i Ministrisë së Financave i nxjerrë posaçërisht për këtë pjesë midis të tjerash thotë që, gjatë muajit Prill çdo person fizik apo juridik, importues, prodhues apo tregtar i barnave do të deklarojë stokun e barnave deri më 31.03.2014 (31 Mars) në organin tatimor ku është regjistruar. Pikërisht pas këtij regjistrimi, organet tatimore do të vazhdojnë të kryejnë punën sipas procedurave tatimore, për zgjidhjen e problematikës së një TVSH-je që gjendet sot në tepricë kreditore në importuesit, prodhuesit, tregtarët ndërmjetës apo farmaci dhe pastaj se si do të shiten në Shqipëri. Ndërsa sa i përket listës së barnave të rimbursueshme, kemi tashmë një listë ku janë shtuar për herë të parë rreth 56 barna të reja shumë të rëndësishme, kemi zgjerim të listës me barnat citostatikë (për sëmundjet tumorale), me barnat për tensionin, për diabetin, apo me ato barna për të cilat ka nevojë pas ndërhyrjeve kirurgjikale apo të grave shtatzëna për hollimin e gjakut. Kemi gjithashtu për herë të parë edhe futjen e barnave që lidhen me luftën kundër varësisë ndaj alkoolit, drogës etj. Pra, është një listë e zgjeruar në mënyrë të plotë, që pritet të vazhdojë. Ka qenë një proces në gjykimin tim për hartimin e zgjerimit të listës, sepse praktikisht janë marrë mendimet e shërbimeve universitare, të shoqatës së pacientëve dhe janë bërë edhe analizat e ecurisë së barnave ekzistuese deri më sot.

Pandi Gjata: Një koment për atë që publikoi emisioni “Fiks Fare” në lidhje me disa ilaçe, të paktën 10 të tilla, që kanë pullën të shënuar “me destinacion vetëm për Kosovën dhe Shqipërinë”? Çfarë janë këto ilaçe?

Ilir Beqja: Ato janë barna që, ndryshe nga ç’janë të regjistruara në Shqipëri, në paketimin e tyre kanë shkelur atë çfarë duhet të regjistronin. Veprimet e ndërmarra nga Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave janë barnat, që ishin ende gjendje është kërkuar të kthehen mbrapsht nga kanë ardhur, ndërsa barnat e konstatuara në depot farmaceutike janë bllokuar. Procesi i tërheqjes së këtyre barnave nga rrjeti me pakicë është një proces që vazhdon. Sigurisht, janë barna që kanë marrë pullë duke deklaruar mirëbesim që janë korrekt, por kjo nuk do të thotë që ne, pasi konstatojmë që ata kanë shkelur standardet e regjistrimit, nuk duhet dhe nuk i ndalojmë e më pas t’i tërheqim ato nga tregu. Procesi, edhe për ato që kanë mbetur, do të vazhdojë deri në fund.

Pandi Gjata: Ku do të ndërhyni në mjekësi, nga nesër e në vijim. Cilat janë fushat kryesore?

Ilir Beqja: Besoj se sfida kryesore mbetet kontrolli bazë, vazhdimi i punës për ta bërë efektiv në vjeshtë. Po punojmë për të plotësuar nevojat e furnizimit të spitaleve me barna në mënyrë të vijueshme. Në shumë spitale të vendit, në këtë periudhë, janë zgjidhur me procedura të shkurtra negociimi, por besoj se deri në fund të Majit procedurat e prokurimit do të kenë përfunduar për furnizim të vazhdueshëm gjatë gjithë vitit dhe pastaj për të krijuar një mekanizëm që të mos varet më nga prokurimet më tej, por të kemi vijueshmëri në furnizim. Të shtunën do të miratojmë edhe paketat e reja të shërbimeve të kardiologjisë invazive dhe dekardiokirurgjisë, paketa që do të kontraktohen në qendrat publike dhe jopublike dhe të bëhemi gati që në muajin Maj të kemi të miratuara nga qeveria të të gjitha paketave, ku përfshihen transplanti i veshkës, dializa, implanti koklear, të 6 paketat e kardiologjisë invazive dhe kardiokirurgjisë, që të bëjmë të mundur pastaj që me miratimin e tyre fondi të mundet të paguajë shërbimin e tyre për shqiptarët në institucione shëndetësore publike dhe jopublike. Jemi në punë e sipër dhe në negociata të mira, dhe besoj se brenda vitit do të arrijmë të marrim 2 kredi për investime serioze në shëndetësi, me Bankën e Këshillit të Europës një financim prej 17 milionë eurosh, që do të duhet të bashkëshoqërohet me 6 milionë eurot e qeverisë shqiptare, dhe një kredi tjetër nga Banka Botërore prej 40 milionë dollarësh, e shoqëruar me financimin nga qeveria shqiptare prej 5 milionë dollarësh. Besoj se me fondet e Bashkimit Europian do të mund të zgjidhim fillimin e ndërtimit të institucionit të posaçëm të Spitalit të Psikiatrisë Ligjore dhe po riaktivizojmë një kredi prej 8 vjetësh të qeverisë italiane për të fuqizuar Spitalin e Traumës.
Sfidat e shëndetësisë
Analizat bazë dhe lista e re e ilaçeve të rimbursueshme që hyri në fuqi

Qeveria mori vendim për kontrollin bazë shëndetësor falas për grupmoshat nga 40-65 vjeç. Ndaj shëndetësisë jemi të interesuar të gjithë, teksa në studion e Revistës televizive të Mbrëmjes, për një intervistë me kryeredaktorin Pandi Gjata, ka qenë ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, i cili ka folur për të gjitha operacionet në këtë fushë këto 6 muaj.

Pandi Gjata: Përpara se të kaloj te pyetja në lidhje me vendimin e qeverisë, më lejoni t’iu pyes se si kanë qenë këto 6 muaj me vendimet, apo ndërhyrjet dhe operacionet e ndërmarra në fushën e shëndetësisë.

Ilir Beqja: Praktikisht, këto 6 muaj kanë qenë me një aktivitet intensiv sa i përket përpjekjeve për të arritur, brenda kufizimeve rregullative financiare te vitit të kaluar, stabilizimin sado minimal të gjendjes, që do të thotë përpjekjen për të furnizuar spitalet me barna, si dhe gatishmërinë dhe funksionimin në vijimësi të aparaturave bio-mjekësore. Besoj se në njëfarë mënyre ia arritëm të bëjmë një përmirësim të vogël, me një impakt të drejtpërdrejtë në përmirësimin e kujdesit shëndetësor për qytetarët. Gjithashtu, ishte një periudhë që përkoi me përgatitjet e ndryshimeve të nevojshme ligjore, që i kanë hapur rrugë edhe gjërave që po bëjmë tani. Edhe paketa e kontrollit bazë që miratuam sot, fillimisht miratuam me ligj që në atë aktualin për sigurimin e detyrueshëm të shërbimit shëndetësor të përfshinim edhe këtë element, duke hequr kufizimin që kjo paketë të ofrohet vetëm për personat e siguruar. Ky ishte hapi i parë konkret drejt mbulimit universal, teksa të gjithë njerëzit që janë në Shqipëri fillimisht do të jenë të gjithë të barabartë për këtë paketë. Ishte gjithashtu përgatitja për buxhetin e vitit, me të cilin do të kishim më pas mundësi të zbatonim politikat tona. Më pas miratimi i ligjit për përjashtimin e barnave dhe çmimeve mjekësore nga TVSH-ja, i cili është efektiv me fuqi ligjore që nga dita e martë më 1 Prill, dhe ndërkohë në pjesën e parë të vitit filloi puna konkrete për zbatimin e programit dhe të buxhetit pa lënë mënjanë edhe një plan konkret në kuadrin e planit të përgjithshëm të qeverisë për të shlyer edhe borxhet e prapambetura, sepse vetëm në Shëndetësi ne gjetëm rreth 50 milionë dollarë borxhe.

Pandi Gjata: Qëndrojmë në 2-3 iniciativat konkrete për të cilat do të flasim, në vendimin për kontrollin bazë falas për grupmoshën nga 40-65 vjeç. Cilat do të jenë konkretisht hapat e tjera pas miratimit të këtij vendimi. Kur do të nisë Regjistri Kombëtar dhe kur do të kemi analizën e parë. Çfarë parashikimesh keni?

Ilir Beqja: Bëhet fjalë për një kontroll mjekësor bazë, do të ofrohet pa pagesë për të gjithë qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri të moshës 40-65 vjeç. Të dhënat e fundit që ne disponojmë janë ato të censusit të vitit 2011, në bazë të së cilave numri i këtyre njerëzve është rreth 870 mijë vetë. Jemi përgatitur për të pasur në 2 vitet e para jo më shumë se 900 mijë vetë. Kontrolli shëndetësor bazë do të ketë tre grupe. Grupi i parë do të ketë vlerësim, këshillim, trajtim dhe ndjekje të faktorëve të ciklit të jetës. Pastaj është matje, vlerësim, këshillim, referim dhe ndjekje e parametrave fiziologjikë, si dhe grupi i tretë me matje, vlerësim, këshillim, trajtim, referim dhe ndjekje të parametrave biokimikë. Do të përzgjidhen personat që janë rezidentë në bazë të përkufizimeve ligjore të qytetarëve me banim të përhershëm në bazë të Regjistrit të Gjendjes Civile dhe ky informacion do të vijë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Do të kryhet në qendrat shëndetësore parësore të Shqipërisë nga mjekët e kujdesit parësor. Do të përzgjidhet një operator privat që do të bëjë investimin e parë dhe do të administrojë të gjithë logjistikën e kryerjes së analizave dhe të furnizimit të informacionit për në Regjistrin Kombëtar të kontrollit bazë. Kur do të fillojë? Do të merremi menjëherë me vendimin e qeverisë që do t’i hapë rrugën mundësisë së koncesionit dhe jemi të përgatitur që në muajin Tetor kjo gjë të bëhet efektive në Shqipëri. Do të përzgjedhim qytetarët të ftohen të vijnë në kontrollin bazë në muajin e tyre të lindjes. Kemi identifikuar disa zona të vendit, në të cilat ushtrimi i kontrollit nuk mund të vijojë në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë muajve të vitit, por zgjidhja për këto do të jetë me njësi të lëvizshme, për periudhën nga Maji në Shtator.

Pandi Gjata: Do të nisë nga mosha 65 vjeç e duke u ulur poshtë, apo nga 40 vjeç e sipër?

Ilir Beqja: Jo, do të bëhet për të gjithë njerëzit e kësaj grupmoshe, që kanë lindur në muajin Tetor, të cilët do të duhet të paraqiten për të bërë këtë kontroll bazë. E njëjta gjë edhe me muajt pasardhës, deri sa të jetë një ushtrim i përvitshëm. Mendoj se ky është momenti i parë kur ne bëjmë një ndryshim rrënjësor në qasjen e sistemit të shëndetësisë, sepse deri më sot, tradicionalisht dhe historikisht, sistemi ynë shëndetësor është ndërtuar rreth sëmundjes, ndërsa ne po kalojmë te shëndeti dhe te njeriu i shëndetshëm. Kjo, sepse kemi marrë përsipër të kemi një mbulim universal, që kujdesin shëndetësor të gjithsecilit ta mbulojmë nga kontributi i përbashkët, kështu që ftojmë gjithsecilin që, përsëri bazuar te kontributi i përbashkët, të bëjë atë investimin në shëndetësi. Kontrolli bazë, kur ti shkon te mjeku në një gjendje të shëndetshme, do të thotë të parandalosh dhe të zbulosh në një stad shumë të hershëm sëmundjet e ndryshme, pas të cilit bëhet shumë më i lehtë dhe më pak i kushtueshëm për shoqërinë kujdesi shëndetësor i nevojshëm.

Pandi Gjata: Kalojmë te një tjetër temë. Më 1 Prill hyri në fuqi lista e re e barnave të rimbursueshme. Në fakt, edhe këto dy ditë ka pasur farmacistë, që i kanë shitur një pjesë të ilaçeve me TVSH, pavarësisht hyrjes së ligjit në fuqi më 1 Prill. Çfarë sjell kjo listë për qytetarët dhe për ata që nuk e zbatojnë këtë vendim?

Ilir Beqja:
Janë dy momente të ndryshme që përkuan në të njëjtën ditë. Në radhë të parë është përjashtimi nga TVSH-ja i barnave, dhe së dyti hyrja në fuqi e listës së re të rimbursueshme të këtij viti, më 1 Prill. Zgjodhëm që kjo e dyta të hynte në fuqi në të njëjtën ditë, sepse nuk donim të krijonim konfuzione në lidhje me çmimin fundor të barnave në tregun me pakicë. Këtu kam marrë me vete dy barna, njëri që ka dalë në treg me pullën fiskale që përfshin edhe TVSH-në dhe tjetri me pullën e re pa e përfshirë TVSH-në, gjë që tregon edhe diferencën e çmimit me rreth 11%, apo sa është praktikisht shtesa e TVSH-së me 10%. Por, me çmimin e barnave nuk është bërë vetëm kjo ndërhyrje. Ne kemi arritur në vjeshtë që, gjatë negociimit, të arrijmë të sigurojmë një ulje të çmimit të barnave mesatarisht te 7%, në Janar ndryshuam marzhet e tregtimit të barnave, duke futur për herë të parë edhe marzhet e diferencuara në marzhet e barnave spitalore. Ndërsa tani kemi edhe heqjen e TVSH-së dhe këto të gjitha mund të ilustrohen më mirë me çmimin e një barni për tensionin, të treguar në studio, që de facto është 4 herë më i lirë sot. Kjo ka ndodhur edhe për faktin se ky lloj barni ka qenë i vetëm deri vjet, ndërsa tani ka edhe një alternativë tjetër pas hapjes së tregut. Kemi të bëjmë në të dy rastet me barna europiane, pasi çdo regjistrim që bëhet në Shqipëri, bëhet pasi ai lloj barni është i regjistruar më herët në një nga vendet europiane, pavarësisht prodhimit të tij jashtë Europës. Lidhur me TVSH-në, sigurisht që ka stok barnash të importuar me TVSH, ka edhe pulla barnash të lëshuar edhe para 1 Prillit, apo më 31 Mars me TVSH, por ndërkohë udhëzimi i Ministrisë së Financave i nxjerrë posaçërisht për këtë pjesë midis të tjerash thotë që, gjatë muajit Prill çdo person fizik apo juridik, importues, prodhues apo tregtar i barnave do të deklarojë stokun e barnave deri më 31.03.2014 (31 Mars) në organin tatimor ku është regjistruar. Pikërisht pas këtij regjistrimi, organet tatimore do të vazhdojnë të kryejnë punën sipas procedurave tatimore, për zgjidhjen e problematikës së një TVSH-je që gjendet sot në tepricë kreditore në importuesit, prodhuesit, tregtarët ndërmjetës apo farmaci dhe pastaj se si do të shiten në Shqipëri. Ndërsa sa i përket listës së barnave të rimbursueshme, kemi tashmë një listë ku janë shtuar për herë të parë rreth 56 barna të reja shumë të rëndësishme, kemi zgjerim të listës me barnat citostatikë (për sëmundjet tumorale), me barnat për tensionin, për diabetin, apo me ato barna për të cilat ka nevojë pas ndërhyrjeve kirurgjikale apo të grave shtatzëna për hollimin e gjakut. Kemi gjithashtu për herë të parë edhe futjen e barnave që lidhen me luftën kundër varësisë ndaj alkoolit, drogës etj. Pra, është një listë e zgjeruar në mënyrë të plotë, që pritet të vazhdojë. Ka qenë një proces në gjykimin tim për hartimin e zgjerimit të listës, sepse praktikisht janë marrë mendimet e shërbimeve universitare, të shoqatës së pacientëve dhe janë bërë edhe analizat e ecurisë së barnave ekzistuese deri më sot.

Pandi Gjata: Një koment për atë që publikoi emisioni “Fiks Fare” në lidhje me disa ilaçe, të paktën 10 të tilla, që kanë pullën të shënuar “me destinacion vetëm për Kosovën dhe Shqipërinë”? Çfarë janë këto ilaçe?

Ilir Beqja: Ato janë barna që, ndryshe nga ç’janë të regjistruara në Shqipëri, në paketimin e tyre kanë shkelur atë çfarë duhet të regjistronin. Veprimet e ndërmarra nga Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave janë barnat, që ishin ende gjendje është kërkuar të kthehen mbrapsht nga kanë ardhur, ndërsa barnat e konstatuara në depot farmaceutike janë bllokuar. Procesi i tërheqjes së këtyre barnave nga rrjeti me pakicë është një proces që vazhdon. Sigurisht, janë barna që kanë marrë pullë duke deklaruar mirëbesim që janë korrekt, por kjo nuk do të thotë që ne, pasi konstatojmë që ata kanë shkelur standardet e regjistrimit, nuk duhet dhe nuk i ndalojmë e më pas t’i tërheqim ato nga tregu. Procesi, edhe për ato që kanë mbetur, do të vazhdojë deri në fund.

Pandi Gjata: Ku do të ndërhyni në mjekësi, nga nesër e në vijim. Cilat janë fushat kryesore?

Ilir Beqja: Besoj se sfida kryesore mbetet kontrolli bazë, vazhdimi i punës për ta bërë efektiv në vjeshtë. Po punojmë për të plotësuar nevojat e furnizimit të spitaleve me barna në mënyrë të vijueshme. Në shumë spitale të vendit, në këtë periudhë, janë zgjidhur me procedura të shkurtra negociimi, por besoj se deri në fund të Majit procedurat e prokurimit do të kenë përfunduar për furnizim të vazhdueshëm gjatë gjithë vitit dhe pastaj për të krijuar një mekanizëm që të mos varet më nga prokurimet më tej, por të kemi vijueshmëri në furnizim. Të shtunën do të miratojmë edhe paketat e reja të shërbimeve të kardiologjisë invazive dhe dekardiokirurgjisë, paketa që do të kontraktohen në qendrat publike dhe jopublike dhe të bëhemi gati që në muajin Maj të kemi të miratuara nga qeveria të të gjitha paketave, ku përfshihen transplanti i veshkës, dializa, implanti koklear, të 6 paketat e kardiologjisë invazive dhe kardiokirurgjisë, që të bëjmë të mundur pastaj që me miratimin e tyre fondi të mundet të paguajë shërbimin e tyre për shqiptarët në institucione shëndetësore publike dhe jopublike. Jemi në punë e sipër dhe në negociata të mira, dhe besoj se brenda vitit do të arrijmë të marrim 2 kredi për investime serioze në shëndetësi, me Bankën e Këshillit të Europës një financim prej 17 milionë eurosh, që do të duhet të bashkëshoqërohet me 6 milionë eurot e qeverisë shqiptare, dhe një kredi tjetër nga Banka Botërore prej 40 milionë dollarësh, e shoqëruar me financimin nga qeveria shqiptare prej 5 milionë dollarësh. Besoj se me fondet e Bashkimit Europian do të mund të zgjidhim fillimin e ndërtimit të institucionit të posaçëm të Spitalit të Psikiatrisë Ligjore dhe po riaktivizojmë një kredi prej 8 vjetësh të qeverisë italiane për të fuqizuar Spitalin e Traumës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA