Paracetamoli gjatë shtatzënisë dëmton fëmijën

25/03/2014 00:00

Përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë mund të dëmtojë fëmijën sipas një studimi nga Instituti i Shëndetit Publik në Norvegji.

Sipas këtij studimi, nënat që kanë marrë rregullisht paracetamol deri 28 ditë para lindjes kanë më shumë mundësi që fëmija e tyre të ketë në të ardhmen probleme me komunikimin dhe sjelljen në shoqëri.

Kërkuesit shkencorë norvegjezë kanë krahasuar fëmijët të cilët kanë qenë të ekspozuar ndaj paracetamolit me vëllezërit ose motrat e tyre që nuk kanë qenë të ekspozuar ndaj këtij medikamenti.

Profesori Hedvig Nordeng i Universitetit të Oslos, i cili bashkëpunoi në këtë studim, tha: “Rezultatet përforcojnë shqetësimin tonë se përdorimi i tejzgjatur i paracetamolit gjatë shtatzënisë mund të ketë ndikime negative tek zhvillimi i mëtejshëm i fëmijës. Ndërsa përdorimi rastësor i tij nuk është i dëmshëm për fetusin.”

Top Channel