Fotot e mëposhtme tregojnë disa pemë në Gjermani që qëndrojnë në ajër edhe pse i mungon një pjesë nga trungu në mes, por ky është një iluzion optik i krijuar me mjeshtëri nga dy artistë gjermanë duke përdorur vetëm plastikë dhe spraj.

Daniel Siering dhe Mario Schuster, të dy nga Potsdami, mbështjellin me plastikë një pjesë të trungut të pemës e më pas vizatojnë aty panoramën përreth duke krijuar iluzionin e transparencës.

“E nisëm këtë projekt dhjetorin e kaluar dhe kurrë nuk e prisnim që të shikohej kaq shumë në internet. Tani po na vijnë kërkesa nga shumë njerëz që duan të vizatojmë nëpër evente të ndryshme që organizojnë”, thonë artistët gjermanë.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel