Macet dhe qentë të heqin stresin

21/03/2014 00:00

Një familje në dy ka një kafshë në shtëpi dhe në majat e klasifikimit të
preferencave janë macet, të cilat sipas padronëve sjellin gëzim dhe
humor në ambjentet e shtëpisë.

Sipas një studimi të publikuar në agjencinë e lajmeve “ANSA”, 90 për qind e padronëve të kafshëve dhe 80 për qind e opinionit publik janë të mendimit se prania e tyre favorizon mirëqënien dhe jetesën e atyre që i posedojnë.

Nga studimi rezulton gjithashtu se 9 padronë në 10 u atribuojnë kafshëve shtëpiake gëzimin dhe humorin e mirë në familje, duke lehtësuar momentet stresuese të lidhura me problemet me punën apo me karakterin personal.

Studiuesit vlerësojnë se dashuria e njeriut për kafshën dhe argëtimi me to sjellin rezultate pozitive për ekuilibrin psikofizik të njeriut.

Top Channel