Borussia goditet nga “epidemia” e dëmtimeve
20/03/2014 19:15
“Epidemia” e dëmtimeve godet sërish tek Borussia e Dortmundit.
Nënkampionët e Europës humbin mbrojtësin e majtë Marcel Schmelzer, i cili u dëmtua në ndeshjen me Zenitin dhe do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën një muaj.
Kjo do të thotë se Klopp do të duhet të luajë dy ndeshjet çerekfinale pa mbrojtësin e kombëtares gjermane.
Schmelzer, i cili mund të humbasë potencialisht edhe gjysmëfinalet nëse Dortmundi do të kualifikohet, i bashkohet në infermieri Gundoganit, Benderit, Subotiçit dhe Blaszczykowskit.
Për një pjesë të madhe të sezonit, Borussia është detyruar që të luajë edhe pa Hummels e Piszczek.
Top Channel