Luftanija britanike siluron gabimisht portin e saj

14/03/2014 20:10

Një luftanije britanike u bë protagoniste e një gabimi qesharak, por që mund të kishte pasoja me të vërtetë tragjike jo vetëm për vendin, por për të gjithë Europën.

Gabimisht, destrojeri “HMS Argyll” lëshoi një silurë në drejtim të portit të Plimuthit, ku ndodhet një prej bazave ushtarake më të mëdha britanike dhe aksidenti ndodhi pranë disa nëndetëseve me mbushje bërthamorë të flotës.

Lajmi u raportua mbremjen e se premtes nga “Daily Mail”.

Siluri me peshë 45 kilogramë kaloi një rrjetë metalike nënujore dhe u përplas me dyert e një magazine, duke shkaktuar dëme minimale.

Për fat të mirë, siluri u lëshua pa u aktivizuar më parë dhe ai ishte një version stërvitor me një fuqi të reduktuar, por ngjarja duhet të shërbejë për të nxjerrë mësime të menjëhershme, pasi goditja aksidentale e një nëndetëse bërthamore mund të kishte shfarrosur të gjithë bregdetin jugperëndimor të Britanisë, duke krijuar pasoja të rënda për të gjithë kontinentin.

Ndonëse një silur stërvitor, nëse ai do të ishte i aktivizuar, shpërthimi do të kishte qenë i mjaftueshëm për të shkaktërruar nëndetëset dhe edhe nëse nuk do t’i godiste ato, me shumë gjasa do të kishte shkatuar dëme e humbje kolosale jetësh në bazë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA