Çelet fondi për ish-të përndjekurit

14/03/2014 00:00

Qeveria ka nisur shpërndarjen e dëmshpërblimit financiar për rreth 500 dosje të ish-të dënuarve politikë nga regjimi komunist, me një numër mesatar prej 2.500 përfituesish, të cilët nuk kanë marrë asnjë këst deri më tani.

Ministria e Financave ka çelur një fond prej 3 milionw dollarësh që do të shkojë për përfituesit, emrat e të cilëve janë publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave.

Lista përmban numrin e dosjes, emrin e ish-të dënuarit politik dhe të trashëgimtarëve, si dhe dokumentacionin që përmban dosja.

Për rastet kur ky dokumentacion është i paplotësuar, Ministria e Financave u bën thirrje të interesuarve ta plotësojnë në një kohë sa më të shkurtër, për të përfituar pa vonesë këstin e parë të dëmshpërblimit.

Krahas këtyre dosjeve vlerësohen dhe rreth 1.500 dosje të tjera që nuk kanë përfituar asnjë dëmshpërblim financiar deri më tani.

Për vitin 2014, në buxhetin e shtetit është parashikuar një shumë prej 18 milionw dollarësh që do të shkojë për pagesat e ish-të përndjekurve dhe ish-të dënuarve politikë.

Top Channel