Schiffer: Sheiku tentoi “të më blinte”

28/02/2014 09:30

Supermodelet janë me siguri të mësuara nga marrja e ofertave të vazhdueshme prej meshkujve dhe vështirësia e tyre qëndron vetëm në përzgjedhjen e propozimeve më të përshtatshme.

Megjithatë, shumë nga këto propozime në të vërtetë fshehin vetëm synime të ulta, të cilat Claudia Schiffer, një prej supermodeleve më të famshme të viteve 1990-2000 ka ditur t’i japë përgjigjen e duhur.

Në një intervistë për një revistë rozë, modelja gjermane kujtoi ofertën e “padenjë” që i mbërriti nga një Princ Arab.

”Oferta më e çuditshme ka qenë ajo e një sheiku arab. Ai më pyeti nëse mund të më punësonte për një darkë intime për një milionë paund, por unë refuzova. Një tjetër supermodele pranoi. Në jetë nuk janë gjithçka paratë. Unë dua të jem në gjendje të eci në rrugë dhe të ndihem krenare për atë që jam dhe kam bërë”, deklaroi Schiffer.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA