Aksidenti në Laprakë, vdes 10-vjeçarja

24/02/2014 00:00

Ka ndërruar jetën në spitalin ushtarak 10-vjeçarja, e cila u aksidentua
pasditen e të dielës në Laprakë së bashku me babanë e saj.

10-vjeçarja D. Zaimi ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa i ati Spartak Zaimi, 40 vjeç ndodhet i plagosur në spital.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në zonën e Laprakës ku një automjet tip ‘Benz’ i drejtuar nga 23-vjeçari Erjon Hani ka devijuar nga rruga dhe ka përplasur babë e bijë teksa kanë qenë duke ecur ne trotuar.

Top Channel