Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, nazistët shpenzuan gjithë energjinë, kohën dhe burimet financiare në dobi të makinerisë vrastare të luftës.
Puna e shkencëtarëve gjermanë të atyre viteve u përqendrua në zbulimin e armëve të reja, gjithnjë e më shumë vdekjeprurëse. Krahas avionëve luftarakë, që për kohën ishin më modernit, u punua edhe për një armë të padukshme…mushkonjat.
Dr Klaus Reinhardt nga Universiteti Tuebingen thotë se në kampin e përqëndrimit në Dachau në Gjermani, studiuesit për muaj me radhë shqyrtuan mundësinë e përdorimit në luftë si armë të mushkonjave të infektuara me malarje.
Dr Reinhardt thotë se studiuesit nazistë u përpoqën të identifikojnë mushkonjat të afta për të jetuar jashtë habitatit të tyre natyral. Sipas tij u veçua një lloj mushkonje në gjendje që të jetonte për 4 ditë pa ushqim dhe ujë.
Eksperimentet kryheshin në kamp nga udhëheqësi i punës kërkimore, Dr Claus Schilling. Schilling infektonte të burgosurit e kampit që përdoreshin si kavje. Në fund të luftës ai u dënua me vdekje dhe u var në gjyqin e zhvilluar në Dachau.
Top Channel