Partizani, Sampaio zëvendëson Likën

13/02/2014 00:00

Përgatitësi atletik, Marcio Sampaio, do të zëvendësojë Hasan Likën, në postin e trajnerit të Partizanit.

Me sa duket, presidenca e klubit kryeqytetas ka vendosur të mos nxitohet, por t’ia besojë skuadrën dikujt, që e njeh atë nga afër.

Menjëherë pas këtij vendimi, të enjten, Sampaio ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me skuadrën, si trajner i saj.

Mësohet se rezultatet e javëve të ardhshme do të jenë vendimtare, për të ardhmen e tij në krye të skuadrës së kuqe.

Aktualisht, ekipi i Partizanit ndodhet në vendin e 4, me 27 pikë, po aq sa Kukësi i vendit të tretë. Ndeshja e parë e Sampaios, si trajner i të kuqve, do të jetë të shtunën përballë Lushnjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA