Partia Demokratike denoncoi ato që ajo i quan, përpjekje të Ministrit të Brendshëm për të larguar vëmendjen nga situata e rënduar e aksidenteve dhe viktimave në rrugët tona.

“Aktualisht, dënimi minimal për shoferët që kapen të dehur, është 5 ditë, sipas Kodit Penal. Pra Ministri, dënimin me 5 ditë, kërkon ta bëjë 10 ditë. Kjo është një masë qesharake, e një ministri qesharak. Por Ministri duhet të tregojë se sa shoferë të dehur janë ndaluar deri tani, dhe sa janë dërguar në prokurori për procedim penal? E gjitha kjo nuk është gjë tjetër, veçse një përpjekje qesharake dhe e dënueshme për të larguar vëmendjen dhe përgjegjësitë nga aksidentet e shtuara në vend, nga numri i rritur i viktimave në rrugë dhe nga paaftësia Ministrit për të bërë reformat e duhura”, deklaroi zëdhënësja e PD, Laura Vorpsi.

Top Channel