Doli në shitje për 8.2 milion euro vila e Al Capone-s në Majemi, vendi nga ku gangsteri më i njohur amerikan ndërroi jetë pas vitesh të tëra të kaluara në burgun e Alcatraz-it.

Është pikërisht në dhomat e kësaj banese nga ku Al Capone ka drejtuar gjithë aktivitetin e tij ilegal, kryesisht në kontrabandën e alkoolit, të paligjshmën në ato vite. Planet e eliminimit të rivalëve në aktivitet janë thurur në këtë banesë, e sidomos ai më famëkeqi, masakra e Shën Valentinit në vitin 1929, kur njerëzit e tij të veshur si policë ekzekutuan shtatë anëtarë të një bande rivale.

Por megjithë aktivitetin e tij kriminal, drejtësia amerikane mundi të provojë vetëm një akuzë për të, atë të evazionit fiskal. Për këtë akuzë, ai u dënua me 11 vjet burg në vitin 1931. Më 1939 ai u lirua me kusht. Ndërroi jetë më 25 janar të 1947 në pas një ataku kardiak.

Top Channel