Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Së shpejti Nokia do të hedhë ne treg një telefon inteligjent me sistem operimi Android i quajtur “Normandy”.
Për “Normandy” kemi dëgjuar në muajin tetor si një projekt i lënë përgjysmë i kompanisë finlandeze për shkak të vështirësive financiare dhe rënies drastike në treg, që e detyroi atë të shiste sektorin mobile tek “Microsoft”.
Tre vjet më parë, Nokia hoqi dorë nga sistemi i vet i operimit të telefonave i quajtur “Symbian” dhe i besoi “Windows Phone”. Por parametrat e një sistemi “Windows” kërkojnë një telefon me kosto të lartë që rrisin cmimin kur dalin në treg.
“Normandy” nga ana tjetër është një projekt “low cost”, i nisur si një varkë shpëtimi për Nokia-n përballë konkurencës së iPhone dhe Samsung. Ky projekt nuk plotëson kushtet minimale për të operuar me “Windows Phone”, ndaj Nokia ka shtrirë dorën e bashkëpunimit tek Android-i i Google.
Meqë “Normandy” është bërë gati para se “Microsoft” të blinte sektorin mobile të kompanisë finlandeze, bashkëpunimi me Android nuk ka pse kërkon ‘lejen e Bill Gates’, i cili brenda pak javësh pritet të ketë nën kontroll të plotë të gjithë sektorin e telefonave të Nokia-s.
Android është sistemi më i përhapur në tregun e telefonave inteligjentë, aq sa edhe rivali i tij më i ashpër, Apple me iOS nuk përjashtoi mundësinë e ndërtimit të një pajisje me të tillë sistem.
Top Channel