Futbollistet burra të kombëtares iraniane të femrave

10/02/2014 16:50

Kombëtarja iraniane e futbollit për femra do t’i nënshtrohet testeve për përcaktimin e gjinisë, pasi katër futbolliste rezultuan se ishin meshkuj.

Mjekë të FIFA-s do të realizojnë kontrolle të paparalajmëruara gjatë seancave stërtvitore dhe çdo sportiste që nuk mund të provojë katërcipërisht gjininë e saj do të ndalohet që të luajë përsëri.

Federata Iraniane e Futbollit ishte ajo që publikoi lajmin, ndërsa informoi se katër futbolliste në të vërtetë kishin lindur meshkuj, të cilët vuanin nga probleme të zhvillimit seksual, duke pasur tipare të ndërmjetme.

Ndalimi për të luajtur në kombëtaren e futbollit të femrave aplikohet edhe për ata që i janë nënshtruar operacionit të ndryshimit të seksit.

Pavarësisht se Irani udhëhiqet nga ligje të forta fetare, të cilat ndalojnë homoseksualitetin apo marrëdhëniet intime paramartesore, ndryshimi i gjinisë në Iran është i ligjshëm që prej vitit 1979, kur Ajatollahu Ruhollah Khomeini shpalli një fetva (një urdhër fetar), që e konsideronte këtë praktikë se nuk binte në kundërshtim me ligjet fetare.

Top Channel