Foto e Tokës marrë nga larg…shumë larg

08/02/2014 00:00

“Curiosity” vazhdon të na mahnisë me imazhet e sjella nga Marsi. Këtë herë nuk bëhet fjalë për një foto të “Planetit të kuq”, por për një foto të Tokës, parë nga “Planeti i kuq”.

Fotoja na ndihmon të kuptojmë në mënyrë konkrete distancën e pamasë që ndan dy planetet, plot 161 milionë kilometra. Por pavarësisht distancës së madhe, Toka duket planeti më i shndritshëm, një pikë që ndriçon në hapësirë.

Fotoja është shkrepur 80 minuta pas perëndimit të Diellit në Mars, në ditën e 529 të misionit të roverit të NASA-s në Mars.

Top Channel